![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
Ndryshon buxheti 2022, shpenzime shtese per rindertimin
Ashtu siç u paralajmërua edhe nga ministria e Financave qeveria ka ndryshuar buxhetin e vitit 2022.
Akti normativ, i publikuar në Fletoren Zyrtare ndryshon kufijtë e të ardhurave dhe shpenzimeve. Me ndryshimet e fundit të ardhurat buxhetore rriten 5 miliardë lekë duke arritur në 581,8 miliardë lekë nga 576,8 miliardë lekë që ishin programuar në aktin normativ të miratuar në muajin korrik.
Shpenzimet në aktin normativ arrijnë në 665,6 miliardë lekë nga 660,6 miliardë lekë të parashikuara më parë. Rritja e shpenzimeve do të akordohet për rritjen e fondeve për zhvillimin e programit të rindërtimit.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikon për 2022 parashikon likuidimin e të gjithë faturave për ato projekte të rindërtimit ku procesi ka pasur ecuri të shpejtë.
Fondi i rindërtimit për përballimin e pasojave të tërmetit të vitit 2019, në buxhetin për vitin 2022 parashikohej prej 20 miliardë lekësh që do të përdoret për të përballuar kostot për projektet e miratuara dhe të pafinancuara të viteve të mëparshme dhe pjesa e mbetur për projekte të reja.
Me aktin normativ të muajit dhjetor fondet e buxhetit për vijimin e ecurisë së ndërtimit arrijnë në 32,4 miliardë lekë. “Në varësi të ecurisë së projekteve të rindërtimit, ministri përgjegjës për financat rialokon fondet, të cilat janë ngurtësuar nëpërmjet vendimeve të Këshillit të Ministrave”.
Sipas Ministrisë së Financave një pjesë e shtuar e fondit për rindërtimin do të plotësohet edhe nga kursimet e brendshme, atje ku nuk ka pasur realizime të projekteve.
Në aktin normativ ulet fondi për politika të reja pagash nga 1,9 miliardë lekë që parashikohej në aktin e muajit korrik arrin në 1,2 miliardë lekë.
Ndërsa shfuqizohet fondi për shpronësimet e parashikuar me vlerë 3 miliardë lekë. Ndërsa pushtetit vendor i shtohet shuma prej 1 miliardë lekë si transfertë specifike shpërndahet sipas bashkive dhe qarqeve,
duke marrë si kriter peshën e detyrimeve të secilës njësi të vetëqeverisjes vendore ndaj totalit të detyrimeve të prapambetura të muajit dhjetor 2021, si dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për çdo njësi të vetëqeverisjes vendore për periudhën 2018-2021.
Ky fond përdoret për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, sipas rregullave që përcaktohen nga ministri përgjegjës për financat, duke i dhënë përparësi detyrimit më të vjetër. Deficiti buxhetor mbetet i pandryshuar me aktin e ri normativ.
Sipas aktit normativ deficiti faktik i buxhetit të shtetit, i cili nuk duhet të rezultojë më tepër se deficiti i përcaktuar në nenin 1, të këtij ligji, mund të financohet nëpërmjet huamarrjes neto nga burime të brendshme deri në kufirin maksimal prej 33 miliardë lekësh.
Pjesa tjetër e financimit të deficitit faktik të buxhetit të shtetit financohet nëpërmjet huamarrjes neto nga burime të huaja, si dhe ndryshimit pakësues ose shtues të gjendjes së llogarisë unike të Këshillit të Ministrave në Bankën e Shqipërisë.
Vlera indikative e financimit nëpërmjet huamarrjes neto nga burime të huaja është rreth – 4,2 miliardë lekë, ku përfshihen huamarrjet dhe ripagesat me vlera të përafërta indikative si më poshtë vijon:
huamarrje afatgjata të destinuara për projekte me vlerë rreth 15,2 miliardë lekë; Huamarrje në formën “mbështetje buxhetore” nga institucione financiare ndërkombëtare, me vlerë rreth 18,9 miliardë lekë;
-ripagesa të principalit, me vlerë rreth – 39 miliardë lekë; – Nënhua për pushtetin vendor, me vlerë rreth 627 milionë lekë.
Burimi: Monitor https://www.monitor.al/ndryshon-buxheti-2022-rritet-kufiri-per-te-ardhurat-shpenzimet-shtese-do-shkojne-per-rindertimin/
Më të lexuarat
![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
![BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven](images/news/serbia anetare me kuste be.jpg)
![OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote](images/news/njerey te zhvendosur nga gaza.jpg)
![Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA](images/news/sejko marreveshja sepa.jpg)
![BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze](images/news/tarifa shtese per makinat kineze.jpg)
![Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit](images/news/e albania ridizajnim.jpg)
![Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore](images/news/lukova dhe ksamili media italiane.jpg)
![Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet](images/news/shpenzimet per pensionett ne europ dhe al.jpg)
![Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem](images/news/stres te punesuar ne shqiperii.jpg)
![Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta](images/news/rrogat ne privat te uleta.jpg)